I akuzuari Lutfi Dervishi në gjykatë - Foto: KALLXO.com

Rasti ‘MEDICUS’, Lutfi Dervishi lirohet nga paraburgimi

Lutfi Dervishit pronarit të Klinikës “Medicus” i cili nga Prokuroria akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur tashmë mbrojtësi i tij, avokati Besnik Berisha.

Berisha për redaksinë e KALLXO.com tha se të mbrojturit të tij Lutfi Dervishit, Gjykata e Prishtinës ja ka zëvendësuar masën e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.

Ky vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës erdhi pak ditë pasi që Gjykata e Apelit vendosi që për të dytën herë radhazi ta kthej rastin në rigjykim.

 

https://kallxo.com/rasti-medicus-kthehet-perseri-ne-rigjykim/

 

Në muajin maj të këtij viti Lutfi Dervishi u dënua me 7 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 8 mijë euro, ndërsa me një vit u dënua Sokol Hajdini.

Dënimet erdhën pasi që rasti ndaj tyre ishte kthyer në rigjykim.

Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga Prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Më parë Dervishi për këtë vepër penale ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 në 5.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi  për këtë rast – LINK