Arkiv - Rast i shënjestruar - Gjykimi për krim të organizuar

Rasti i shënjestruar- Shtyhet gjykimi, avokatja shkon e papregatitur në seancën për krim të organizuar

Gjykimi për krim të organizuar, detyrim dhe falsifikim të dokumenteve ndaj të akuzuarëve Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami është shtyer pasi mbrojtësja e të akuzuarit Bashota, avokatja Luljeta Jashari nuk ishte e gatshme të vazhdoj me shqyrtimin gjyqësor.

Para trupit gjykues ajo deklaroi se të hënën se i ka pranuar shkresat e lëndës dhe se nuk është e gatshme të vazhdoj sot shqyrtimi gjyqësorë.

“Shkresat e lëndës i kam pranuar dje, dhe kërkoj që shqyrtimi i sotëm të shtyhet për një afat- kohë shtesë, që të përgatitem për mbrojtjen e klientit tim”, tha avokatja Luljeta Jashari.

Trupit gjykues Arben Hoti, mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin e avokates Luljeta Jashari, dhe seancën e shtyu për datën 21 shkurt 2019.

 

https://kallxo.com/gjykimi-per-krim-te-organizuar-deshmitari-deklaratat-i-kam-dhene-nen-ndikimin-e-alkoolit/

Arben Bashota, Osman Bajrami, Sylejman Bajrami, po akuzohen për krim të organizuar, detyrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit nga viti 2004 së bashku me Ruzhdi Shaqirin (i vrarë në gusht të vitit 2014) kanë bërë presion të vazhdueshëm ndaj të dëmtuarve Murat Tërnava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani që ta lirojnë pronën në sipërfaqe prej 10.12.53 hektarë që gjendet në Fushë-Kosovë, rrugës për në Prishtinë.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurorja Merita Bina-Rugova, pala e dëmtuar, në këtë rast Murat Tërnava, pronën kontestuese e kishte marrë në shfrytëzim për 10 vjet nga KBI Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia”.

Ky rast është njëri nga rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.