Apel - FOTO KALLXO

Rasti i policëve të dënuar për ryshfet shqyrtohet në Apel

Rasti i zyrtareve policorë të dënuar për keqpërdorim të detyrës dhe mito nga Gjykata e Prizrenit në janar të këtij viti është shqyrtuar sot në Gjykatën e Apelit.

20 zyrtarët policorë të Kosovës të akuzuar për marrje ryshfeti gjatë kontrolleve në trafik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me gjithsejtë 20 vite burgim.

Ankesë ndaj vendimit të tillë ka paraqitur Prokurori i Shtetit i cili dënimet i ka konsideruar si të ulëta dhe ka kërkuar që ato të jenë në proporcion me peshën e veprës penale.

“Konsideroje se dënimi i shqiptuar nuk është në proporcion me veprën penale dhe nuk e arsyeton qëllimin e dënimit për parandalimin e veprave penale në të ardhmen, prokuroria duke mos qenë e kënaqur me këtë aktgjykim, kërkon nga Gjykata e Apelit që pas shqyrtimit të tërësishëm të bije vendim meritor “, thuhej në ankesën e prokurorisë.

Ankesë në lidhje me vendimin mbi dënim ka paraqitur edhe i dënuari Alush Elshani, sipas së cilës ka kërkuar dënim me të butë pasi e ka pranuar fajësinë.

“Konsideroje që Gjykata e shkallës së parë nuk e ka marrë fare parasysh pranimin e fajësisë si rrethanë lehtësuese, un fajësinë e kam pranuar vetëm për me ja lehtësua vetit dënimin por gjykata nuk e ka marrë parasysh më është shqiptuar dënim me i lartë me gjobë se të akuzuarve të tjerë si dhe dënim me burgim pothuajse i njëjtë, andaj propozojmë që ky dënim të zvogëlohet “, thuhej në ankesë.

Me ankesat e tyre lirimin nga akuza për të mbrojturit e tyre e kanë kërkuar të gjithë mbrojtësit e tjerë, duke i kundërshtuar provat dhe vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.

20 Policët akuzoheshin së gjatë muajit dhjetori 2016, gjatë patrullimit në Autostradën “Ibrahim Rugova”, si bashkëkryerës duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, kanë kërkuar dhe pranuar dhurata nga shkelësit e rregullave të trafikut në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare, duke mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të akuzuarit u dënuan si në vijim :

Shemsi Demollit iu shqiptua dënimi unik  me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.

Safet Veliut iu shqiptua dënimi unik  me gjobë në shumën prej 3 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 31  muajve.

Naser Rama mori dënimin unik me gjobë në shumën prej një mijë euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Afrim Rafunës iu shqiptua dënimi me gjobë në shumën prej një mijë euro, dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej  6 muaj

Muhamet Buzhala mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro dhe dënimin  me burgim në kohëzgjatje prej 12  muajve.

Ivica Gjokiq mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 2. mijë e 500 euro   dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 25 ) muajve.

Ismail Azemi mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë  euro dhe me  burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Alush Elshani mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë  euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve.

Blerim Zylfaj mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 15  muajve.

Bekim Zogaj mori dënimin unik  me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 10  muajve.

Qerim Beqiri mori dënimin unik  me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 10  muajve.

Azem Goxhufi mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Ardian Rrecaj u dënua  me gjobë  1 mijë euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Sasha Nedelkoviq  mori dënimin unik  me gjobë në shumën prej 1mijë euro dhe dënimin  me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve

Shaban Gërguri mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 15 muajve.

Shemsi Zejnullahu u dënua meme gjobë  1 mijë euro  dhe me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Aziz Krasniqi u dënua me gjobë ne shumën prej 1 mijë euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Lulzim Gashi mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 15  muajve.

Shefki Zeka mori dënimin unik me  gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro dhe  me burgim në kohëzgjatje prej 15  muajve.

Nuhi Zogaj u dënua me me gjobë me shumë 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

https://kallxo.com/241-muaj-burgim-per-policet-e-akuzuar-per-korrupsion/

Kolegji shqyrtues në përbërje për gjyqtareve Hava Haliti, Abdullah Ahmeti, Tonka Berisha e shpallën të përfunduar seancën dhe njoftuan se vendimin do ta marrin me kohë.

KALLXO.com, ka raportuar në vazhdimësi të këtij procesi.

 

https://kallxo.com/neser-publikohen-cd-te-per-marrje-ryshfeti-te-20-policeve/

https://kallxo.com/deklarohen-te-pafajshem-20-policet-e-akuzuar-per-ryshfet/

https://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/

https://kallxo.com/shtyhet-seanca-ne-gjykimin-e-policeve-te-akuzuar-per-ryshfet/

https://kallxo.com/kontestohen-filmimet-e-policeve-te-dyshuar-per-korrupsion/

.