Kryeshefja e IPK-se Miradie Kelmendi - 20.02.2019 - KALLXO

Rasti i abuzimit të vajzës nga Drenasi, Kryeshefja e IPK-së merret në pyetje nga deputetët

Kryeshefja e Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), Miradie Kelmendi po raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas.

Kelmendi kërkoi nga komisioni që mbledhja të jetë e mbyllur për publikun.

“E di se është i njohur rasti, por ne ende jemi duke e hetuar rastin”, tha Kelmendi.

Anëtari i LVV-së në ketë komision, Rexhep Selimi ju drejtua kryeshefes së IPK-së, se ngjarja në Drenas ka qenë i shumëpërfolur në publik dhe këta të fundit duhet të jenë të informuar me tutje nga ana e IPK se çfarë po ndodh?

“Çdo veprim që kemi ndërmarrë e kemi njoftuar opinionin më komunikata. Para se me ardh para Komisionit së pari bisedova me prokurorin e rastit. Vendimet që kanë qenë për publikun ne i kemi paraqitur, tash nëse ka kamera më duhet me i përsërit prapë të njëjtat”, tha Kelmendi.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri tha se nga ajo çka dëgjoi nga kryeshefja e IPK-së, sipas tij i bije që t`i dëgjojnë ato çfarë kanë raportuar mediat.

“Me përkthy këtë që the i bie që me i përsërit qato që i kemi degju në media. Ta ndajmë në dy pjesë”, tha Beqiri.

Ndërsa deputeti i LVV-së Rexhep Selimi tha se “Po ju kuptoj shumë mirë. As ne si deputet nuk mund të ndërhyjmë në hetime. Por ne mund të bëjmë pyetje dhe ju mund të mos përgjigjen. Por kjo nuk ka kuptim pasi që mua edhe nëse mbledhja është e mbyllur kush mund të ma ndaloj të bëj pyetje për të kërkuar sqarime”, tha ai.