Igor Soltes. Foto: Facebook

Raportuesi për Kosovën në PE, Deputetëve: Hiqni Dorë nga Shfuqizimi!

Igor Soltes, raportues për Kosovën në Parlamentin Europian, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë propozimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Deputetët e Kosovës nuk duhet ta shfuqizojnë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Një vendim i tillë do të ishte një hap i madh prapa për Kosovën dhe do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Soltes në rrjetin social Twitter.

Edhe sot ambsadadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie u kërkoi deputetëve të heqin dorë nga kjo nismë, ngase siç u shpreh ai “deputetet që e mbështetin këtë nismë do të përballen me pasoja dhe ata e dinë këtë sepse ne ua kemi thënë këtë”.

Kryesia e Kuvendit që në rend dite kishte kërkesën për senacë për shfuqizimin e Speciales, dështoi për të dytën herë në mungesë kuorumi.