Raportimi i KALLXO.com, rezultoi me masë disiplinore ndaj mbrojtësit të viktimave në Mitrovicë

Raportimi i KALLXO.com, se mbrojtësi i viktimave në Mitrovicë, Burhan Maxhuni mbanë pozita drejtuese në një degë të LDK-së, ka bëre që të shqiptohet masë disiplinore ndaj tij.

Me anë të një shkrese, Prokuroria e Mitrovicës, ka njoftuar se ndaj Maxhunit është shqiptuar masë disiplinore.

“Ju njoftojmë se pas pranimit te njoftimeve për angazhimin në politikë të z. Burhan Maxhuni, është iniciuar procedurë disiplinore ndaj tij. Andaj, ju informojmë se Komisioni Disiplinor i KPK-së, bazuar ne Legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrë veprimet e duhura, duke i shqiptuar masë disiplinore zyrtarit Burhan Maxhuni.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njofton edhe se Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozitat në parti.

“Maxhuni ka deklaruar me shkrim se nuk ka më asnjë pozitë në parti dhe asnjë detyrë dhe përgjegjësi ndaj saj, dhe se në mënyrë publike pranë këtij kuvendi ka dhënë dorëheqje”, thuhet në shkresën e prokurorisë.

Në prill të vitit 2019, KALLXO.com, pati raportuar se mbrojtësi i viktimave është super aktivë në politikë edhe pse kjo i ndalohej me Ligjin për Shërbyesit Civil të Kosovës

Ish kryetari i LDK-së, në Mitrovicë, pati deklaruar për KALLXO.com, se Burhan Maxhuni ishte super aktiv në politikë.

“Po, Burhan Maxhuni është kryetar i nëndegës më të madhe në komunën e Mitrovicës, nëndegës Qendra, dhe poashtu është anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Mitrovicë. Është jo aktiv, por superaktiv”, ishte shprehur Kamberi.

https://kallxo.com/mbrojtesi-i-viktimave-ne-mitrovice-superaktiv-ne-politike-dhe-pse-i-ndalohet-ligjerisht/

.