FOTO ARKIV, TESTI MATURES

Raportimi i KALLXO.com çoi në ndërrimin e testit të maturës që ishte publikuar

Testi i maturës që ishte paraparë të shpërndahet për nxënësit e rajonit të Prishtinës u ndërrua një natë para se nxënësit t’i nënshtroheshin atij.

Kjo pasi KALLXO.com siguroi fotografi që dëshmonin se testi kishte rrjedhë dhe po shpërndahej në natën e 28 majit.

Në një email dërguar ministrit të Arsimit, redaksia e KALLXO.com kishte njoftuar për publikimin e këtij testi, pas të cilës ministri reagoi duke ndërruar testin që ishte paraparë për nxënësit.

Ministri Shyqyri Bytyqi falënderoi KALLXO.com dhe tregoi se pas këtij raportimi rasti ishte dërguar në organet ndjekëse.

“Ministri Bytyqi edhe publikisht dje ne Komisionin Parlamentar per Arsim, e ka falenderuar “Kallxo.com” për informatën në lidhje me rrjedhjen e testit nëpër rrjetet sociale, e që në fakt testi është ndryshuar pasi e kemi marrë një informatë të tillë. Gjithashtu, ne me kohë këto raste i kemi raportuar në organet kompetente dhe sigurisht hapat e mëtutjeshëm do të jenë konform legjislacionit ne fuqi”, tha këshilltari i MAShT, Valmir Gashi.

KALLXO.com kishte raportuar edhe lidhur me rrjedhjen online të testit të sivjetmë të arritshmërisë.

https://kallxo.com/testi-i-arritshmerise-rrjedh-online/

13 Qershor 2018 - 19:07

Doruntina Baliu 13/06/2018 - 19:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend