Raportet e zëvendësministrave, shpërfaqje e nivelit të dobët politik

Raportet e punës së zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj, që janë duke u publikuar në KALLXO.com, po konsiderohen të jenë shpërfaqje e mos punës dhe mosdijes së tyre për qeverisje.

Imer Mushkolaj, raportet e zëvendësministrave i cilëson si të dhimbshme dhe qesharake.

“Kjo na tregon se sa i padobishëm dhe sa i padrejtë për të gjithë qytetarët e vendit ka qenë emërimi i kësaj armate të zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj, i një armate parazitësh të cilët paguhen prej buxhetit të Kosovës, marrin privilegjet që ju takojnë dhe në anën tjetër na tregojnë haptazi pa pikë turpi se çfarë nuk punojnë në pozitat që mbajnë”, tha Mushkolaj për KALLXO.com.

Thotë se raportet e punës së zëvendësministrave tregojnë se emërimi i tyre në fakt nuk ka qenë fare i nevojshëm.

“Ata në fakt po na tregojnë edhe se nuk kanë çfarë të punojnë, se vet ideja që janë aty për arsye partiake, si njerëz që janë të akomoduar për apetite partiake, na bëjnë të qartë se ata nuk kanë punë dhe detyrohen që të shkruajnë raporte të tilla që fatkeqësisht kur i lexon njeriu nuk e di a me qesh apo me qajt”, tha Mushkolaj.

Këto raporte sipas tij duhet të merren seriozisht.

“Ka edhe raporte qe tregojnë për punën që është kryer, por shumica janë raporte që na tregojnë për mos punën, e të mos flasim për nivelin e raportimit, të shkrimit dhe nivelin e njohjes së gjuhës shqipe, është e tmerrshme”, vlerëson ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë për KALLXO.com se raportet e zëvendësministrave shpërfaqin nivelin e dobët politik në Kosovë.

“Unë besoj se mosdija e shpërfaqur në nivelet më të larta shtetërore përbën rrezikun me të madh për vendin tonë. Raportet e armatës së zëvendësministrave janë shembull tipik i kësaj mosdije. Ato shpërfaqin nivelin e dobët politik në vend dhe gjendjen alarmante të kapaciteteve të institucioneve tona”, theksoi Abdixhiku.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk i ka lexuar raportet e punës së zëvendësministrave.

“E kam një grup që i ka trajtu këto raporte. Se sa është kontributi i angazhimit të tyre nuk jam i përgatitur me than saktë, por është një grup që i ka lexu këto raporte”, ka thënë Haradinaj.

Disa nga raportet më karakteristike të zëvendësministrave përfshijnë raportimet për pjesëmarrje në darka të fund vitit, ndarje të mirënjohjeve për mësues, pranim-dërgim të e-maileve, vizita në Katedrale, e të tjera.

KALLXO.com do të vazhdojë të publikojë shkrime për raportet e punës së tyre.

Disa nga shkrimet nga dosja e zëvendësministrave:

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale