Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq

Ranillug, Ministria e Mjedisit investon 100 mijë euro në parandalimin e vërshimeve

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi bashkë me kryetarin e komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujërrjedhave”.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kap shumën prej 100 mijë eurove, për vitin buxhetor 2019.

Ministri Matoshi ka deklaruar se qëllimi i këtij projekti është parandalimi i vërshimeve në komunën e Ranillugut.

Ndërkohë që kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, ka shprehur falënderim ndaj ministrit, për mbështetje në këtë projekt.