Konventa e Prodhuesve vendore - FOTO KALLXO - 29.11.2018

Ramush Haradinaj: Taksa do të mbetet aq gjatë sa të mos ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia

Klubi i Prodhuesve sot ka bërë  hapjen zyrtare të Konventës së Parë të Prodhuesve të Kosovës.

Qëllimi kryesor i organizimit të Konventës së Prodhuesve të Kosovës është fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”.

Kryeministri i Kosovës, Rramush Haradinaj në fjalën përshëndetëse të tij në hapjen e konventës ka ripërsëritur qëndrimet e Qeverisë rreth taksës prej 100 përqind ndaj Serbisë  dhe Bosnjës.

Ai ka thënë se kjo taksë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe krijimi i një marrëveshjeje përmbledhë se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë .

“Le të  shërbejë  taksa po ne jemi zgju, po ne jemi vetë vetja. Ky është një vendim i Kosovës sepse është shtet sovran , këtë vendim e ka marrë Kosova sepse nuk ka pasur rrugë tjetër. Shumica po mendojnë që  marrja e këtij vendimi ka qenë pjesë e kalkulimeve vendore, por më  besoni sepse mundet me mbetë shumë  gjatë, aq gjatë sa të mos ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia, aq gjatë sa nuk do të vendoset një marrëveshje përmbledhëse ku i ka të gjitha, edhe njohjen edhe anëtarësimin në OKB edhe borxhet edhe pensionet edhe të pagjeturit, por edhe heqjen e taksës. Taksa është  vetëm pjesë e paketës finale të marrëveshjes për njohjen Kosovë – Serbi dhe nëse dikush e kalkulon ndryshe le të vazhdon me kalku por pastaj e ka fajin vet”, ka thënë  Haradinaj.