Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj nuk e pranon dorëheqjen e Blerim Kuçit

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie tha se nuk ia ka aprovuar kërkesën e deputetit Blerim Kuçi që të japë dorëheqje nga ky post.

“Unë kam qenë në një takim në Suharekë dhe aty ka qenë një numër i madh i strukturave, aty është fol tema e kërkesës së tij për dorëheqje dhe ata kanë qenë kundër kësaj dhe kanë kërkuar prej tij që mos më bë një gjë të tillë, për këtë arsye kam qenë edhe unë i detyruar pra që t’i them jo në emër të atyre që i kanë besuar Kuçit që mos me bë një gjë të tillë sepse nuk është koha me i lënë proceset në gjysmë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, deputeti i AAK-së, Blerim Kuci vitin e kaluar kishte premtuar se nëse brenda vitit 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ai do të jep dorëheqje si deputet. Ai e kishte bërë kërkesën e tij tek struktura e AAK-së, javën e kaluar dhe ishte në pritje të përgjigjes nga ana e partisë.

https://kallxo.com/blerim-kuci-dorezon-kerkesen-e-doreheqjes-nga-posti-i-deputetit/