Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: kallxo.com

Ramush Haradinaj: I kemi telashet tona, nuk ndërhyjmë në punët e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur akuzave që kanë ardhur ditëve të fundit nga Beogradi se qëndron pas protestave të fundit në shtetin fqinj, kundër Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe partia e tij në qeveri, si dhe aleatët e tij politikë, janë gjetur javëve të fundit në valë protestash nga opzoita, ndërsa kreu i shtetit serb kishte akuzuar haradinajn se qëndron prapa këtyre lëvizjeve.

Por të martën, në një konferencë për shtyp, Haradinaj përjashtoi mundësinë që ai apo dikush në Kosovë të ketë gisht në këto zhvillime.

“Apelojmë te zyrtarët e Serbisë që çështjet e brendshme t’i kryejnë brenda vetë dhe të na lënë neve t’i kryejmë punët tona”, tha Haradinaj.

“Edhe zyrtarët e BE-së duhet t’ia kërkojnë këtë Serbisë”, shtoi ai.

“Në telashet që i kemi, nuk po na bie ndërmend për Serbinë dhe atë çka ndodh atje”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.