Ramush Haradinaj-Gazmend Muhaxheri

Ramush Haradinaj e Gazmend Muhaxheri, përballen në Gjykatë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot pritet të përballen në gjyq.

Haradinaj e Muhaxheri pritet të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes.

Mirëpo Haradinaj nuk merr pjesë në seancë pasi do të përfaqësohet nga avokati i tij Arianit Koci.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paditur Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas këtyre deklaratave, ku kishte akuzuar Haradinajn se  “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim  nga kreu i komunës së Pejës.

KALLXO.com ka raportuar edhe nga seanca e kaluar e cila nuk ishte mbajtur.

05 Qershor 2018 - 09:50

Shkodran Nikçi 05/06/2018 - 09:50
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend