Ramush Haradinaj arsyeton ministrat që gjuajtën me alltia

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i Gjykatës, e cila i shpalli fajtorë ministrat Dardan Gashi dhe Endrit Shala, “nuk len hapësirë për ndërhyrje politike”.

Haradinaj ishte deklaruar se do të merrë masa ndaj ministrave të cilët janë akuzuar në kohën sa kanë mandat në qeverinë e tij, ndërkaq sot kryeministri është pyetur nga KALLXO.com se a do të ndërmerrë masa ndaj tyre.

“Për këta ministrat që i kish dënu me gjobë Gjykata, mendoj se Gjykata e ka kry punën e vet dhe nuk len hapësirë për ndërhyrje. Pra, është një gjobë financiare që nuk len hapësirë për ndërhyrje politike “, është përgjigjur kryeministri gjatë një konference në Gjilan.

Dardan Gashi, ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Sami Lushtaku, ish-kryetar i Skenderajt, janë shpallur fajtorë për gjuajtjet me armë në odën e Fatmir Limajt në Banjë të Malishevës.

Gjykata Themelore e Gjakovës – Dega në Malishevë, Ministrin Dardan Gashi e dënoi me 1,700.00 euro gjobë.

Ministri Endrit Shala u dënua me 2,400.00 euro.

Ish- kryetari  Skenderajt Sami Lushtaku me 1,700.00 euro.

Gjykata ndaj të dënuarve ka shqiptuar dënim plotësues dhe ua ka konfiskuar të gjitha armët e cekura në aktakuzë që kanë qene mjet i kryerjes së  veprës penale.

https://kallxo.com/gjykata-gjobit-sami-lushtakun-dardan-gashin-e-endrit-shalen-per-gjuajtjen-me-alltia-video/