Ramiz Kelmendi - Foto: Atdhe Mulla

Ramiz Kelmendi nuk flet për rritjen e taksës 100% ndaj Serbisë

Drejtori gjeneral i kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmendi, i cili është njëri ndër importuesit më të mëdhenj të produkteve serbe ka refuzuar të komentojë taksën prej 100%  të Qeverisë për këto produkte.

Ai në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se nuk i takon të flas si drejtor për këtë çështje dhe se kjo i takon menaxhmentit të kompanisë.

“Nuk mundem unë të flasë për këtë çështje, pyetni menaxhmentin, unë mundem me ju përgjigj vetëm si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Kelmendi për KALLXO.com

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Fatos Islamin i cili është menaxher në këtë kompani, por se ky i fundit ka refuzuar të jap prononcim, duke thënë se kompania “Elkos” nuk është importuesi më i madh i produkteve serbe.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, pas mos anëtarësimit në Interpol.

https://kallxo.com/qeveria-rrit-taksen-ndaj-produkteve-serbe/

Këtë vendim e kanë mirëpritur partitë nga opozita dhe pozita.

https://kallxo.com/pozita-dhe-opozita-mirepresin-vendimin-e-takses-100-ndaj-produkteve-serbe/

.