Ramiz Kelmendi dhe Isa Mustafa. Foto: Facebook

Ramiz Kelmendi Emërohet Zëvendës Kryeministër

Biznesmeni Ramiz Kelmendi është emëruar Zëvendës kryeministër i Kosovës.

Zyra e Kryeministrit konfirmoi sot se Isa Mustafa e ka emëruar Kelmendin në postin e Zëvendës Kryeministrit, vetëm dy ditë pasi ai aderoi zyrtarisht në LDK.

Në komunikatën e shkurtër thuhet se Kelmendi sot do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Karriera politike e njërit ndër biznesmenët më të njohur në Kosovë, Ramiz Kelmendi, ka njohur ndryshime të mëdha në pak vjet të angazhimit të tij.

I inkuadruar në politikë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt në vitin 2009, Kelmendi katër vjet më vonë iu bashkua PDK-së gjatë kohës kur kjo parti drejtohej nga Hashim Thaçi. Por aty nuk qëndroi gjatë meqë nuk u pajtua që të mbetej jashtë përbërjes së qeverisë.

KALLXO.com raportoi javën e kaluar për aderimin e Kelmendit në LDK dhe emërimin e tij si Zëvendës kryeministër.

http://kallxo.com/ramiz-kelmendi-afer-ldk-se-dhe-postit-te-larte-ne-qeveri/