Ajri i ndotur në Prishtinë- Foto: KALLXO.com

Ramadani: Ajri tejet i ndotur në Prishtinë, qëndroni në shtëpi!

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të rrinë brenda dhe të mos i hapin dritaret, për shkak ndotjes së madhe të ajrit.

“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave!” ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ndryshe nga matjet e Ambasadës amerikane, del se sonte ndotja e ajrit në Prishtinë është në shkallë alarmante, shifra ka shkuar në 194. Është më e madhja për këtë vit…/ 21Media