Seancë nga gjykimi i 'Syri i Popullit".

Ramabaja: Unë e Azem Vllasi jemi viktima

Sadri Ramabaja, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i akuzuar në rastin e njohur si ‘Syri i Popullit’ ka dhënë mbrojtjen e tij sot në gjykatë.

Ramabaja kishte thënë se ka pasur vetëm dallime politike me të dëmtuarin e këtij rasti, Azem Vllasin.

Gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtësi i tij avokati Ramiz Krasniqi, i akuzuari Ramabaja u pyet lidhur me një takim që i akuzuari Sadri Ramabaja e kishte pasur me Murat Jasharin.

Lidhur me këtë takim të cilin i akuzuari e pohoi se kishte ndodhur, avokati i tij e pyeti mos rastësisht i akuzuari tjetër Murat Jashari ja kishte kërkuar numrin e Azem Vllasit.

“ Jo jo asesi, nuk është zënë në gojë emri i Azem Vllasit. Në kontekst të rrëfimeve të mija në raport me aktivitetin diplomatik në dobi të UCK-së unë kam përmendur emra të personaliteteve politike të hapsirës shqiptare përgjithësisht”, u përgjigj Ramabaja.

Avokati pyeti nëse Ramabaja e kishte përmendur Azem Vllasin në shkrimet e tij.

Ramabaja tha se ai zakonisht emrin e Azem Vllasit e ka përmendur në shkrimet që kanë pasur të bëjnë me ngjarjet e pranverës së vitit 1981, lidhur me reagimet e Azem Vllasit për këto ngjarje.

“Azem Vllasin a e konsideroni si armik apo si kundërshtar politik”, e pyeti avokati Krasniqi, të akuzuarin Ramabaja.

“Prej vitit 1990 nga takimi i famshëm i verave të llukës të cilin unë e kam konsideroj se ka qenë takim i pajtimit kombëtar, unë nuk e kam kundërshtaur si armik por si person me të cilin na ndajnë pikëpamjet ideopolitike sidomos për ngjarjet e 81-tës”, është përgjigjur Ramabaja.

Ramabaja më pas u pyet edhe për rastin e palgosjes së Azem Vllasit, për cka tha se kishte kuptuar nga mediat.

Ai deklaroi se në shkrimin me anë të të cilit kishte reaguar, ai e ksihte gjykuar rreptësisht plagosjen e Azem Vllasit sepse sipas tij ai kishte konsideruar se me plagosjen e Azem Vllasit po thyhej pajtimi që e kishin konsideruar si të mbyllur gjatë vitit 1999 dhe po dëmtohej seriozisht rezistenca e tyre.

“ Asnjëherë ndaj askujt publikisht e as privatisht nuk kam shprehur urrejtje nuk është në natyrën time, kurse këndveshtrimet politike i kam shprehur publikisht për secilin rast”, shtoi Ramabaja.

Ndërsa për organizatën “Syri i Popullit”, ai tha se për herë të parë emrin e kësaj organizate e ka dëgjuar në media dhe se asnjëherë nuk ka pasur në dorë ndonjë dokument të kësaj organizate.

“Unë e kuptoj mllefin e Azem Vllasit sepse është i dëmtuar por unë kam pritur që ai në ndërkohë do të reflektoj më shumë sepse sic e kam potencuar edhe ai edhe unë jemi viktima. Ai është provuar të likuidohet edhe fizikisht ndërkaq unë jam provuar nga jeta akademike publike e politike. Besoj shumë që ndërkohë Azem Vllasi do të reflektoj ndryshe”, është përgjigjur Sadri Ramabaja.

Në këtë rast të akuzuar janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.

Pjesë e aktakuzës janë  vepra penale  duke filluar  hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që diktatori shqiptar, Enver Hoxha të njihej si hero.

https://kallxo.com/gjykimi-per-plagosjen-e-azem-vllasit-i-akuzuari-thote-se-eshte-si-nena-tereze-nuk-i-ka-bere-keq-askujt/