Seancë nga gjykimi i 'Syri i Popullit".

Ramabaja dëshmon te ‘Syri i Popullit’: Kjo është hakmarrje politike

Sadri Ramabaja ka dhënë mbrojtjen e tij në rastin e njohur si ‘Syri i Popullit’ ku dhjetë vetë po akuzohen për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues.

Në fillim të mbrotjes së tij ai deklaroi se rasti është i montuar.

“Unë e trajtoj këtë proces si tërësisht të montuar dhe si hakmarrje të pastërt politike”, tha Ramabaja.

Në këtë rast të akuzuar janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.

Pjesë e aktakuzës janë  vepra penale  duke filluar  hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që diktatori shqiptar, Enver Hoxha të njihej si hero.

https://kallxo.com/gjykimi-per-plagosjen-e-azem-vllasit-i-akuzuari-thote-se-eshte-si-nena-tereze-nuk-i-ka-bere-keq-askujt/