Rajoni i Gjilanit, problem me dhunën ne familje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se kanë trajtuar 212 raste të dhunës në familje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Gjykatën Themelore në Gjilan.

Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se 90% e viktimave kanë qenë femra që kanë përjetuar dhunë psikike dhe fizike.

Gjithashtu, në një njoftim të Prokurorisë, thuhet se në regjionin e Gjilanit, gjatë këtij viti, dhuna në familje, ka rezultuar një problem madhor, pasi që numri i këtyre veprave penale vazhdon të jetë i lartë.

“Nga të gjitha rastet e trajtuara, Prokuroria Themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur 186 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë) aktakuza, në 17 (shtatëmbëdhjetë) raste janë bërë propozime për shqiptimin e masave të trajtimit të detyrueshëm, 4 (katër) propozime për shqiptimin e masave edukative, janë hedhur 2 (dy) kallëzime penale dhe për 3 (tri) raste janë pushuar hetimet”, është thënë në komunikatën e Prokurorisë.