Komuna e Rahovecit - Foto: KALLXO.com

Rahovec, sulmon gruan nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar dje rreth orës 12:00 në Rahovec,  për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se i arrestuar nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.