Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Rahovec - Babai arrestohet nën dyshimet se rrahu djalin e vet

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e 23 prillit të këtij viti në Rahovec.

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht  djalin e tij.

Sipas PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar pas intervistimit, ndërkaq policia thotë se tasti është në procedurë të rregullt.