ilustrim

Rahovec: Arrestohen pesë persona pas përleshjes fizike

Janë arrestuar tre burra të komunitetit ashkali dhe dy të komunitetit romë, në komunën e Rahovecit, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete, pas një mosmarrëveshje të mëhershme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e përleshjes, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, prandaj edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.