Qytetari pyet Muhaxherin për ndaljen e gurëthyesve

Ramë Nimani, banor i fshatit Gallviqicë në ‘DebatPërnime’ ka pyetur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri rreth ndaljes se gurëthyesve që veprojnë në këtë zonë.

“Në fshatin nga vij unë operojnë shtatë ose tetë operatorë gurthyes, që disa vite ballafaqohemi me këtë problem, i kemi dërgu peticione disa herë, çka kishe bërë kryetar për ndaljen e këtij krimi sepse je në rrjedha prej se je në pushtet?”.

Ndërsa, Gazmend Muhexhiri tha se janë duke e punuar planin zhvillimor komunal dhe në mbledhjen e radhës të asamblesë ne besoj do të ndalojmë shfrytëzimin e zhavorrit nga lumenjtë dhe tokat bujqësore.

“Jemi duke e përfunduar planin zhvillimor komunal, besoj që në seancën e ardhshme do të jetë në diskutim. Njëra prej pikave do të jetë edhe gurëthyesit. Me planin zhvillimor do tua caktojmë që në Komunën e Pejës që në lumenj dhe në toka bujqësore nuk do të lejohet me u punu”, tha Muhaxeri.