Foto: Ilustrim

Qytetari: Lopa që m’u vra nga polici ishte e urtë

Një polic i Kosovës ka qëlluar dje me armën e tij zyrtare një lopë.

Rasti ka ndodhur në Istog.

Sipas burimeve të KALLXO.com nga Inspektorati i Policisë, zyrtari policor i përfshirë në rast ka thënë se lopën e ka qëlluar gabimisht, sepse caku kishin qenë disa qen, të cilët, sipas tij, po i rrezikonin fëmijët.

https://kallxo.com/aksion-i-policise-kunder-lojerave-te-fatit-ne-decan-foto/

KALLXO.com ka kontaktuar pronarin e lopës së vrarë nga polici.

I. Maloku ka treguar se gjendet për pushime jashtë Kosovës dhe se nuk i di rrethanat e rastit.

Por, ai ka theksuar se lopa e tij ka qenë e urtë.

Sipas tij, lopa është e racës holandeze dhe kushton rreth 3 mijë euro.

KALLXO.com raportoi se polici dhe pronari i lopës jetojnë në të njëjtën lagje.