Qytetari i Pejës ka një kërkese interesante për Muhaxherin

Një qytetar në ‘DebatPernime’, Shabi Nikqi ka pasur një kërkesë për kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri duke treguar edhe një detaj interesant.

“Gjatë pushimeve babai im djegë mbeturina në oborr dhe nuk mundem me bind. A mundesh me pyet kryetarin e komunës, a mundet me dënu së paku 50 euro se të betohem që babi im nuk kish me djeg mbeturina sepse e don ma shumë euron se shëndetin. A po ma dënon babain”, ishte kërkesa e tij.

Ndërsa për këtë Muhaxheri tha se ka mungesë të zyrtarëve të ambientit.

“Komuna e Pejës ka dy zyrtarë të ambientit, është problem që me punësu të ri nuk mundet por duhet me bë një politike që zyrtarë të tjërë që pensionohen me mujt mi bë 4 apo 6 zyrtarë të ambientit dhe në pika të caktuar që dihen ku gjuhen mbeturinat këta me i shqiptu gjobat dhe ndoshta njëri prej tyre me nxënë babain e tij”, tha Muhxaheri.