Qytetarët përqeshin fjalimin e Thaçit kundër korrupsionit

Rreth 3 mijë qytetarë e kanë konsideruar qesharake deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit.

Në postimin që Thaçi bëri dje në Facebook  korrupsionin e quan ‘armikun më të madh të një shoqërie demokratike”.

Në këtë postim, nga reagimet e njerëzve në Facebook, mbi 3 mijë prej tyre janë me simbolin e të qeshurës.

 

“Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative. Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë. Funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës”, është postimi i plotë i Thaçit.