Zgjedhjet në Veri - Foto: KALLXO.com

Qytetarët nuk i gjejnë emrat në listën e votuesve as vendvotimet

Qytetarët e 4 komunave të veriut të Kosovës, të cilët kanë dalë për të votuar për të zgjedhur kryetarët e tyre, kanë hasur në parregullsi të shumta.

Disa prej tyre nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listën e votuesve.

Njëri prej tyre është Dragomir Milenkoviq nga Leposaviqi.

Milenkoviq nuk ka mundur ta gjejë emrin e tij në qendrën e votimit 1201.

Ai thotë se pret një jetë më të mirë.

Edhe Predrag Miliq nuk ka mundur ta gjejë vendin e votimit.

“Nuk po pres shumë nga këto zgjedhje. Është obligim qytetar që të votoj”, tha Miliq.