Mbeturinat te 'Qafa' - Prishtinë - 25 mars 2019

Qytetarët me kundër fushatë ndaj Shpend Ahmetit për pastërtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kohëve të fundit punën e tij në kryeqytet po e promovon çdo ditë nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Facebook”.  Aty jaën publikuar fotografi nga pastrimi i disa parqeve në qendër të Prishtinës dhe karrigeve në shesh

Por qytetarë të ndryshëm po ashtu nëpërmjet “Facebook-it” kanë vendosur që të denoncojnë parregullsitë në qytetin e Prishtinës.

Në profilin zyrtar të kryetarit Ahmeti, shihen foto të postuara nga qytetarë të ndryshëm, ku vërehen hapësira të gjelbra të ndotura, makina të parkuara në trotuar dhe  rrugë të pa asfaltuara.

Edhe Jan Braathu, shef i OSBE-së në Kosovë, dje kishte reaguar për bërllokun në Prishtinë, duke postuar foto në “Facebook” dhe duke shkruar “new Prishtina?”.