Parakalimi i FSK-së

Quni: Nuk Duhet të Frikësohemi nga Ushtria

Në debatin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se nëse dalim me një rezolutë të përbashkët për transformimin e FSK-së do të japim një mesazh të mirë pikërisht në ditën e Shën Valentinit.

“Nuk duhet të frikësohemi nga ushtria”, theksoi deputeti Quni.

“Nëse përkundër vullnetit të institucioneve tona, në përkrahje të partnerëve tanë, NATO-s e ShBA-së, formimi i ushtrisë kontestohet nga 4 deputetë serbë e rrezikohet nga ta, ky është një paradoks i llojit të vet”, theksoi në fjalën e tij Anton Quni.