QKUK së shpejti me 400 vende të reja parkingu

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se shpejtë do ta zgjidhë çështjen e parkingut për personelin dhe vizitorët e pacientëve, që frekuentojnë ambientet e saj.

“Punimet për parkingun e ri, i cili po shtrihet në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, pritet të përfundojnë brenda pak javësh. Parkingu i ri parashihet të  ketë rreth 400 vendparkingje, tollovitë e krijuara për vite me radhë brenda ambienteve të QKUK-së do të marrin fund” thuhet në njoftim.

Sipas QKUK te hyrat nga hyrjet në QKUK janë rritur për 400 përqind duke dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.