Objekti i Klinikës së Gjinekologjisë. Foto: KALLXO.com

QKUK po Hulumton Dyshimin për një Lindje pa Përkujdesje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se Zyra e Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka kërkuar të hulumtohet rasti i një gruaje e cila thuhet se ka lindur pa përkujdesje mjekësore.

Mediet kanë njoftuar dje se në kohën kur ajo ka lindur asnjë mjek nuk ishte në sallë dhe se foshnja kishe rënë në pllaka pas lindjes duke pësuar lëndime trupore.

QKUK-ja këtë rast e quan të dyshimtë dhe ka kërkuar shpjegime nga mjekët, shefi i ndërrimit dhe  mamitë.

“Drejtoria e Përgjithshme  e SHSKUK-së  ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti  i Klinikës Obstetrike-Gjinekologjike,  duke kërkuar sqarim,  informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe  përgjegjësinë eventuale.

KALLXO.com ka raportuar për disa raste të ankesave nga pacientët për Klinikën e Gjinekologjisë .

http://kallxo.com/familjaret-e-pacientes-grinden-me-zevendesdrejtorin-e-klinikes-gjinekologjike/

Jeta në Kosovë: Të mirat dhe të këqijat e QKUK-së

http://kallxo.com/pacarada-edhe-mjeket-pesojne-nga-pacientet/