QKUK paguan mbi 23 mijë euro para se të marr shërbimin

Raporti i Auditorit për vitin 2017 konstaton se në Qendrën Klinike Universitare janë bërë pagesa dy muaj para marrjes së shërbimit.

Auditori ka gjetur se me datën 12 dhjetor 2017 Qendra Klinike Universitare kishte bërë pagesën prej 23 mijë e 682 eurosh për servisimin e pajisjeve mjekësore, ndërsa pajisja nuk është servisuar deri më 15 shkurt të këtij viti.

“Pagesat e bëra para se të ofrohet shërbimi rrit rrezikun se për shërbimet e paguara të mos ofrohet servisimi ashtu siç është përcaktuar më kontratë”, thotë Auditori në raportin për vitin 2017 për Pasqyrat Financiare të ShSKUK-së.

Sipas raportit rekomandohet që Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm të sigurohen se nuk bëhen pagesa para se të merret shërbimi.