QKUK mbet pa barin Fentanyl, shtyhen operacionet

KALLXO.com mëson se disa operacione kanë rënë nga sistemi për shkak të mungesës së barit Fentanyl.

Pasi që u pa se ky bar mungonte dhe operimet u pamundësuan, KALLXO.com mëson se QKUK ka kërkuar furnizim nga spitali i Vushtrrisë.

“Në lidhje me fentanyl, ju njoftojmë se të gjitha sallat operative kanë punuar me kapacitet të plotë. Tashmë ka furnizim edhe në Urologji”, thuhet në përgjigjet QKUK-së për KALLXO.

Më tutje thuhet se ShSKUK ka lidhur kontratë për furnizim të rregullt dhe të hënën bëhet furnizimi në sasi për gjysmë viti.

Për mungesa të tilla KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi.

Për mungesa të tilla KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi.

 

https://kallxo.com/skandal-mungon-anestezioni-ne-qkuk-trajtohen-vetem-rastet-urgjente/

https://kallxo.com/ne-repartin-e-onkologjise-mungojne-medikamentet-per-trajtimin-e-kancerit/

.