QKUK | Foto: KALLXO.com

QKUK: Kemi shpëtuar 5 pacientë me vdekje klinike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës thotë se është arritur të shpëtohet jeta e pesë pacientëve me vdekje klinike.

Sipas tyre, pas reanimimit dhe intervenimit në sallë të kateterizimit, pacientëve u është vazhduar disa ditë mjekimi në kuadër të  Mjekimit Intenziv Qendror, Njësi Koronare dhe Kardiokirurgji, QKUK thotë se pacientët tashmë nga gjendja e vdekjes klinike gëzojnë shëndet të mirë.

“QKUK ka disa muaj që është në funksion 24-orësh për të trajtuar të gjitha rastet e infarkteve akute që kanë nevojë për intervenim të menjëhershme”, thuhet në njoftimin e QKUK.

Në njoftim thuhet se operacione të komplikuara vazhdojnë të kryhen edhe tek shërbimi i kardiokirurgjisë.

Kardiokirurgjia vazhdon të jetë e hapur 24/7 për të të gjitha patologjitë elektive dhe urgjente të zemër që kanë nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike, thotë QKUK.