QKUK blen, më në fund, doreza për mjekët

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton sot përmes një komunikate se ka ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke iniciuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.

“Janë procedurat e prokurimit, të bazuara në Ligjin për prokurim publik që institucioni është i obliguar t’u përmbahet”, thotë ShSKUK.

Sipas Shërbimit Spitalor tashmë kanë filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrimin e kontratave të reja.

“Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjentë”, thotë ShSKUK.

Sipas Shërbimit Spitalor janë marrë hapa konkretë dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për mungesën e gjërave elementare në QKUK, përfshirë edhe mungesën e shamponëve dhe letrave.

https://kallxo.com/skandalozegjendje-e-rende-ne-qkuk-pacienti-blen-doreza-per-mjeket/

https://kallxo.com/gjendje-e-rende-ne-qkuk-pamje-kur-qytetari-detyrohet-ti-bleje-penjte/

www.kallxo.com