Ndërtesa e Komunës së Klinës - Foto: KALLXO.com

Qeverisja e Kaluar e Klinës Nuk i Tregon Password-ët e Kompjuterëve

Sipas një zyrtari të Komunës së Klinës, drejtuesit e rinj të drejtorive nuk po mund t’i shfrytëzojnë kompjuterët zyrtarë pasi janë të bllokuar me password.

Drejtorët nuk po kanë qasje në kompjuterë sepse zyrtarët e qeverisjes së kaluar të PDK-së nuk po ua tregojnë password-ët.

Në këtë Komunë mungon departamenti i IT-së dhe kjo e vështirëson edhe më tej punën e qeverisjes se re në këtë komunë.

Kujtojmë që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ne Klinë, fitues ishte Zenun Elezaj nga AAK./21Media