Qeveria rikthen vendimin për rritjen e pagave

Qeveria e Kosovës do të fillojë të marrë pagat e rritura sipas vendimit të marrë nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Pas kundërshtimeve që kishin dalur ndaj vendimit që gati e dyfishon pagën e Kryeminstrit dhe rrit pagat e kabinetit qeveritar, ky vendim ishte pezulluar.

Më pas, kjo çështje ishte dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuse e cila nxori aktvendim se vendimi për rritjen e pagave nuk është në kundërshtim me kushtetutën.

Pas këtij vendimi, Qeveria e Kosovëv në mbledhjen e sotme ka rikthyer në fuqi vendimin për rritjen e pagave.

Vendimi u miratua me vetëm një abstenim dhe ajo nga Ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Për këtë çështje deshta me i theksu dy gjëra: E para e besoj se është një konsues i përgjithshëm, që kjo çështje të rregullohet me ligjin për paga, sepse është një sektor që ka nevojë për rregullim dhe ky venidm të akomodohet në ligjin për paga”, tha Hamza.