Pamje nga një mbledhje e qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria Plotëson Ligjin për Presidentin

Qeveria miratoi sot ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Presidentin.

Me këto ndryshim-plotësime mundësohen përfitime dhe u rregullohet statusi ish-presidentëve të Kosovës.

“Dua ta bëj te qartë, nuk flitet për presidentin aktual, por vetëm është dhënë iniciativa që ta barazohet ish-presidenti me ish- zyrtarët e lartë të shtetit”, tha Kryeministri Mustafa.

Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shpjegoi ndryshim-plotësimet.

“Këtu ka te bëjë me një ndryshim që konsiston që te kemi një ligj të barabarte për ish- zyrtarët e lartë dhe për ish-presidentët, sepse deri tash është përjashtuar ish- presidenti” tha Kuçi.

Deri tash ish-zyrtarët e lartë që përfitojnë edhe pas kryerjes së detyrës kanë qenë ish-kryeministrat, ish-kryeprokurorët, ish-kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ish-kryetari i Gjykatës Supreme.

Gazeta Jeta në Kosovë në mars shkroi se sa i kushtojnë buxhetit ish-zyrtarët e lartë edhe pasi u përfundon mandati.

Ish-Zyrtarët e Lartë Shtetërorë Barrë për Buxhetin