Mbledhja e Qeverisë

Qeveria pezullon vendimet për pronat shoqërore, pret interpretimin nga Kushtetuesja

Qeveria ka miratuar vendimin për pezullimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kthimin e pronave shoqërore që administrohen nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit te Komunat e Kosovës për qëllim të realizimit të interesit publik deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi anulon të gjitha vendimet e Qeverisë  së Republikës së Kosovës për kthimin e pronave shoqërore te komunat e Kosovës për qëllim të realizimit të interesit publik për të cilat i janë drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e për të cilat verifikohet se ka Kontrata të Shitjes, apo në të cilat ka masa të përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Nga ky vendim përjashtohen vendimi për Parkun Inovativ në Prizren, Zonën Industriale Amerikane në Gjakovë dhe ai për ndërtimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Me qëllim të sqarimeve të mëtejme lidhur me kërkesat e Komunave themelohet Grupi Punues në këtë përbërje: Sekretari i Përgjithshëm në MAPL, Kryesues; Koordinatori i për Reforma Shtetërore në ZKM; Drejtori i ZL – MAPL, anëtar; Drejtori i DL në MD; Asociacioni i Komunave të Kosovës; Drejtori i ZL-ZKM; Drejtori i SKQ-ZKM; si dhe thuhet se ftohet AKP që ta dërgoj një përfaqësues në Grup Punues.

Grupi Punues do të paraqes raport me shkrim dhe rekomandime lidhur me këtë çështje brenda një jave.