Pamje nga një mbledhje e qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria Pezullon Rregulloren e Odës së Avokatëve

Oda e Avokatëve së bashku me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial dhe Policinë e Kosovës kishte arritur një marrëveshje bashkëpunimi për themelimin e një mekanizmi koordinues që bën mbrojtjen gjyqësore me shpenzime publike në çështjet penale.

Mirëpo kjo marrëveshje ishte kontestuar nga një grup i avokatëve. Ata kanë kërkuar vlerësim të ligjshmërisë të kësaj Rregulloreje nga gjykata kompetente. Po ashtu, kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të iniciojë procedurën për pezullimin e zbatimit të Rregullores deri në vendosjen nga gjykata lidhur me këtë rast.

Duke e parë këtë ankesë të disa avokatëve, Qeveria e Kosovës e ka pezulluar këtë çështje derisa institucionet përgjegjëse të japin përgjigje.

KALLXO.com ka shkruar për kundërshtimin që disa avokatë kishin ndaj kësaj marrëveshjeje.

Rregullorja e Odës së Avokatëve, e qershorit të vitit të kaluar, privon nga e drejta e përfaqësimit sipas detyrës zyrtare avokatët që kanë më pak se 3 vjet përvojë pune në Departamentin për krime të rënda dhe atë për të mitur.

Ministria e Drejtësisë kishte konfirmuar për KALLXO.com muajin e kaluar se janë duke e shqyrtuar këtë çështje.

http://kallxo.com/kontestohet-rregullorja-per-perfaqesim-sipas-detyres-zyrtare/