Dardan Sejdiu, Shef i GP te PSD-se

Qeveria përdori qasje arbitrare për kryesuesin e bordit të ZRRE-së

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu e cilëson arbitrare qasjen e Qeverisë për t’i larguar 2 emra nga lista për kryesues të bordit të ZRRE-së.

Sejdiu thotë se për këtë çështje i kanë shkruar Zyrës së Kryeministrit, nga të cilët edhe kanë marrë përgjigje.

“I kemi shkru letër, kemi marrë përgjigje, e cila thirret në një ligj, i cili thotë që Qeveria obligohet t’i dërgoj Kuvendit minimalisht 2 persona për votë, pra ata thirren në këtë “minimalisht 2 persona” dhe i lejojnë vetës një qasje arbitrare për heqjen e personave më meritor”, ka thënë për Drejtësia në Kosovë, deputeti i PSD-së, Dardan Sedjiu.

Sipas tij, krejt këto ndodhi bëhen për akomodimin e militantëve partiak.

“Ajo çfarë po shohim në bordin e ZRRE-së, sipas meje është një lojë me ligjin, është një inxhiniering partiak, dhe një akomodim i militantëve politik e partiak”, ka thënë në mes tjerash ai.

Për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, ishin miratuar 4 emra: Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli. Dy të fundit ishin hequr në mënyrë të dyshimtë nga lista, ani pse ishin votuar në mbledhjen e Qeverisë.

Hulumtimin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ për këtë rast mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: