Nga një mbledhje e qeverisë | Foto: KALLXO.com

Qeveria nuk ka kuorum për mbledhje

Sindromi i mungesës së kuorumit, i shpeshtë për Kuvendin, i ndodhi sot edhe qeverisë.

Qeveria nuk pati kuorum për ta mbajtur mbledhjen e caktuar për sot.

Kryeministri Ramush Haradinaj shprehu mospajtimin për këtë zhvilim

“Po shprehi mospajtim me faktin që s’ka kurom. E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të kete prioritet”, tha Haradinaj.

Ai paralajmëroi edhe shkarkim të ministrave për mungesë në mbledhje

“Do të bisedoj me partnerët e koalicionint për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë”, tha Haradinaj.

Qeveria për mbledhjen e sotme kishte në rend dite 14 pika.