Zjarrfikës - Foto: REL

Qeveria ndau mbi gjysmë milioni euro për zjarrfikësit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për zjarrfikësit. Këto mjete do të përdoren për kompensimin e orëve shtesë për këtë kategori.

“Me qëllim të realizimit të rregullimit të statusit të zjarrfikësve të Republikës së Kosovës, Qeveria ka ndarë mjete në vlerë 600 mijë euro që do të përdoren për kompensimin e orëve shtesë të zjarrfikësve”, thuhet në vendim.

Qeveria në këtë mbledhje ka ndarë edhe gjysmë milion euro për Kombëtaren e Kosovës.

 

https://kallxo.com/qeveria-gjysme-milioni-euro-per-kombetaren-e-kosoves-ne-futboll/

.