Qeveria e Kosovës - Foto: ZKM

Qeveria ndan 1 milion euro për Rahovecin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka  ndarë 1 milion euro për Komunën e Rahovecit.

Këto mjete janë ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018.

Mjetet u ndarë nga kategoria e shërbimeve rezervë.

Vërshimet në Rahovec vitin e kaluar kishin shkaktuar dëme të mëdha për kulturat bujqësore në atë zonë.