Ilustrim

Qeveria me plan për menaxhimin e fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe plani i reagimit për menaxhimin e fluksit në mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve.

Sipas Qeverisë, ky plan përcakton autoritetet kompetente, organizatat dhe përgjegjësitë e tyre në rast te fluksit të migrantëve, refugjatëve apo aplikuesve.

“Qeveria e Kosovës e ka aprovuar edhe planin e reagimit për Menaxhimin e Fluksit të Mundshëm të Migrantëve, Refugjatëve dhe Aplikuesve, që ka për qëllim menaxhimin e fluksit të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve, duke definuar veprimet përgatitore dhe të rangimit nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky plan përcakton autoritetet kompetente, organizatat dhe përgjegjësitë e tyre në rast të fluksit të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve, si dhe masat dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe resurset e nevojshme për zbatimin e këtij plani”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.