Qeveria me Limakun vazhdojnë Aksham Pazarin

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’,  shpalosi hulumtimin e analistit financiar Hekuran Murati mbi zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Murati tregon se si u nënshkrua kontrata për pistën e Aeroportit ‘Adem Jashari’ në kundërshtim me ligjin.

Sa para nga buxheti i shtetit humben në këtë investim?

Në debat flitet edhe për kontrata tjera që përfunduan me dëme financiare për shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrës në debat janë Hekuran Murati, analist financiar, Besnik Bislimi – VV, Profesor në AUK, Eset Berisha – Ministria Infrastrukturës , Haki Abazi – Instituti i demokracive në zhvillim dhe Korab Sejdiu, Deputet.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

 

Agjencia e Regjistrimit Civil, MPB

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media thekson se edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale”- thuhet në komunikatën e MPB-së

Me hyrjen e fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 01.01.2024 është rritur edhe kërkesa e qytetarëve për pajisje me pasaporta, kjo ka bërë që të krijohen pritje më të gjata në këtë proces.

Vetëm nga data 1 janar deri në më 5 mars, në MPB ishin bërë rreth 124 mijë kërkesa për pajisje me pasaporta.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të Zonës Schengen.

Sveçla: Nga 1 janari janë rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta