Qeveria e Kosovës - Foto: ZKM

Qeveria i ndau 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame të Parisit

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marr vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për rindërtimin e katedrales Nodre Dame në Paris të Francës.

Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi që këto mjete të ndahen nga kategoria e e shpenzimeve rezervë.

Ky vendim është marrë me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe përkrahjes nga ana e Kosovës për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Haradinaj kishte paralajmëroi të mërkurën se do të ndajnë mjete për këtë çështje, ndërsa një veprim i tillë është kundërshtuar ashpër nga opozita në Kosovë.