Qeveria i bën edhe dy Koordinatorë: Mendim Rugovën e Rexhep Hotin

Djali i ish presidentit Ibrahim Rugova, Mendimi, dhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, kanë marrë pozita të larta në qeverinë e Kosovës.

Qeveria, në mbledhjen e sotme, u ka dhënë atyre dy poste koordinatorësh.

Mendim Rugova është emëruar Koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit ndërsa Rexhep Hoti është emëruar koordinator për Kulturë, Rini e Sport.

Hoti deri sot ka qenë Zëvendës Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Qeveria e Kosovës e ka nga një ministri që merret me të dy këto çështje; atë të Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor si dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.

Qeveria e Ramush Haradinajt është kritikuar në opinion për numrin e madh të ministrave e zëvendës ministrave.