Qeveria Haradinaj nuk i zbret telefonit shpenzon më shumë se qeveria e Isa Mustafës

Të dhënat nga shpenzimet të qeverisë Haradinaj tregojnë se në vitin 2018-të u shpenzuan mbi 3.2 milionë euro përmes telefonave mobilë.

Kjo shumë është rreth gjysmë milionë euro më e lartë se buxheti i i Komunës Han Elezi në 2018-ën i cili ishte rreth 2 milionë e 776 mijë e 183 euro.

Në 2018-ën, shpenzimet e telefonisë mobile nga institucionet e kishin vlerën e 3 milionë e 276 mijë euro krahasuar me një vit më parë shpenzimet u rritën për 30% apo763 mijë euro më shumë.

Gjatë vitit 2016 shpenzimet gjatë qeverisjes së Isa Mustfës shpenzimet e telefonisë mobile kishin vlerën e 2 milionë e 567 mijë euro.

Efektet në rritjen e shpenzimeve të telefonisë  duket që po jepe dhe rritja e numrit të ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve etj.

Prandaj, kosto e Qeverisë së madhe nuk kufizohet vetëm në pagat që këta zyrtarë marrin. Ata kanë të drejtë të përfitojnë edhe telefona të fjalës së fundit, por edhe reprezentacion.

Qeveria e Kosovës ende thirret në një Udhëzim Administrativ të miratuar para shpalljes së pavarësisë, e i cili thirret në një rregullore të UNMIK-ut. Ky udhëzim i përcakton shpenzimet e telefonisë për të emëruarit që i mbulon shteti, si dhe personat që kanë të drejtë të furnizohen me aparat telefonik të dorës (mobil).

“Të drejtë për pajisje me aparat telefonik të dorës (mobil) dhe SIM kartelë kanë: kryeministri, zëvendësministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, sekretari i përhershëm i Zyrës së Kryeministrit dhe shefi i kabinetit të kryeministrit”, thuhet në nenin 8 të këtij Udhëzimi Administrativ.

“Gazeta JnK” ka raportuar në vazhdimësi për blerjen e telefonave nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës. Pjesa më e madhe e telefonave janë të fjalës së fundit, pra shpenzohen shumë para për një telefon.